Shpejtësia e grushteve të Mike Tyson mund ta “shastisë” Jake Paul

 

 

Pamjet e reja të stërvitjes së Mike Tyson para luftës së tij me Jake Paul i lanë fansat të bindur se ai mund t’i “hiqte kokën” YouTuberit.

Tyson në moshën 57-vjeçare do të përballet me 27-vjeçarin yll të mediave sociale, i kthyer në boksier, Jake Paul në ring më 20 korrik. Ish-kampioni i padiskutueshëm i boksit në peshën e rëndë do të paketojë stadiumin AT&T me 80,000 vende në Arlington Teksas në përballja e parë që nga dueli kundër Roy Jones Jr në një garë ekspozite në nëntor 2020.

Shumë kanë dyshuar në cilësitë e Paulit për t’u përballur me një legjendë të boksit, tri dekada më i madh se ai. Por, një klip i sapo ngarkuar që tregon punën e Tysonit i ka lënë fansat të bindur se ai ka ende atë që duhet për të fituar fitoren e tij të 57-të profesionale.

‘Iron Mike’ mund të shihet duke lëshuar një mori goditjesh të shpejta kundër thesit të boksit në të njëjtin stil që e bëri atë një forcë të pandalshme në sport në vitet 1980.

Dhe fansat në rrjetet sociale shkuan në seksionin e komenteve për të shprehur habinë e tyre, me një postim në Twitter: “Mike Tyson duket si një përbindësh gjatë një sesioni fotografik sot”, ndërsa një tjetër shkroi: “Ai po ia heq kokën Jake!”.

Një i tretë shtoi: “Ai do ta vërë në gjumë Jake”, ndërsa i katërti shkroi: “Mike Tyson duket shumë më i mirë se Tommy Fury”.

Fury është njeriu i fundit dhe i vetmi që mundi Paulin në një luftë profesionale, duke fituar me vendim të ndarë në një garë me tetë raunde në shkurt 2023. /Telegrafi/

V I D E O

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d