Derbi i madh i Premier Ligës, ndeshja që mund ta “zgjidhë” çështjen e liderit

 

Anfield Road”, do të jetë arena e përballjes së dy gjigandëve të futbollit anglez.

Liverpool dhe Manchester City, do ta sfidojnë njëri-tjetrin, ndoshta në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit.

Loja nis nga ora 16:45.

Aktualisht “The Reds” gjenden në vendin e dytë me 63 pikë, një më shumë se “Citizens”, që është në vendin e tretë.

Fitorja për cilëndo nga këto dy skuadra, do të nënkuptonte vendin e parë, qoftë edhe përkohësisht.

Kjo ndeshje është parë edhe si përcaktues për vendin e parë.

Sipas statistikave, Liverpool prin sa i përket fitoreve ndaj Cityt.

Deri më tani skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është përballur 195 herë me skuadrën e kaltër nga Manchesteri.

Nga ato, Liverpool i ka fituar 93 lojë, 52 kanë përfunduar me barazim derisa ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola, i ka 50 fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d