Ekskluzive: Djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova” dyshohet për plagosjen e dy personave te lokali ‘Republika’

 

 

Pak para mesnatës, mbrëmë ka ndodhur një incident në një lokal në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se ndodhi nje konflikt mes disa personave dhe pati edhe të shtëna me armë. Lidhur me rastin tashmë është njoftuar edhe Policia dhe janë zbuluar detajet e para.

Siç mëson gazeta, rasti dyshohet se ka ndodhur në lokalin “Republika” në Gjakovë, ku për motive akoma të panjohura, një përson ka pasur mosmarrëveshje me dy persona.

Në bazë të informacioneve që dihen deri më tani, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se në rast është i përfshirë Shkelzen Ahmeti – djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova”, Ismet Ahmetit.

Lexuesit kanë bërë me dije se Ahmeti po dyshohet se ka përdorur armën dhe për pasojë janë plagosur dy persona, që po ashtu dyshohet të jenë të përfshirë në incident.

Për përleshjen verbale që eskaloi është vënë në dijeni edhe Policia e Kosovës, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja, posa të ketë një informim zyrtar edhe nga Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d