Prokuroria e Hagës konfirmon bastisjet në Kosovë te shtëpitë e Selimit dhe Kuçit

 

Gjykata Speciale ka bastisur sot shtëpitë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, konfirmoi se ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme, të cilat mbështeten nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Bennett.

Nuk dihen arsyet për këto bastisje, megjithatë bazuar nga bastisjet në të kaluarën, mund të ketë ndërlidhje me akuzat për pengim të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d