Shkencëtarët: Shkurti i sivjetmë ishte më i ngrohti që është regjistruar ndonjëherë

 

 

Muaji i kaluar ishte shkurti më i ngrohtë që është regjistruar ndonjëherë globalisht, duke e bërë atë muajin e nëntë radhazi me temperatura rekorde për periudhën përkatëse të vitit, sipas shkencëtarëve.

Edhe temperaturat globale në sipërfaqen e detit ishin më të lartat që janë regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të Shërbimit të BE-së për Ndryshime Klimatike “Copernicus”, raporton gazeta “The Guardian”.

Këto të dhëna tregojnë se shkurti i këtij viti ishte për 1,77 gradë më i ngrohtë se mesatarja për këtë muaj në periudhën para-industriale, nga viti 1850 deri më 1900, dhe për 0,81 gradë mbi nivelet e periudhës 1991 – 2020. Temperatura mesatare globale për 12 muajt e fundit – mes marsit të vitit 2023 dhe shkurtit të këtij viti – ishte më e larta që është regjistruar ndonjëherë, për 1,56 gradë mbi nivelet e periudhës para-industriale.

Temperaturat evropiane në shkurt të këtij viti ishin për 3,3 gradë mbi mesataren e këtij muaji gjatë periudhës 1991 – 2020. Temperatura dukshëm mbi mesataren u regjistruan në pjesët qendrore dhe lindore të Evropës, sipas këtyre të dhënave.

Dimri i Evropës, nga dhjetori deri në shkurt, ishte i dyti më i ngrohti që është regjistruar ndonjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d