Bashkësia Islame iu ka dhënë instruksione imamëve se për çka duhet të flasin këtë të premte para xhematit. Tema e cila pritet të diskutohet sot ndërlidhet me grabitjen e fundit në Suharekë, ku u përfolu mundësia se feja islame lejon “grabitjen”.
BIK ka theksuar se ky nuk është “Shtet i Tagutit”, shtet ku do të lejohej të dëmtohet e përvetësohet pasuria e tjetrit. Qëllimi i kësaj ligje rate të BIK-ut është të kundërvihen zërat e lëvizjet ekstreme.
Njoftimi i plotë:
“Efendiler te nderuar,
Shtetin duhet ta mbrojmë të gjithë, sepse është ndertuar me sakrifica te medha te brezave. Shteti yne eshte shtepia jonë e përbashkët. Askush nuk ka të drejtë që ta demtoje e përvetësojë pasurinë publike, apo t’ia marrë dikujt tjetër, me idenë se është ‘shtet i tagutit’. Ky nuk është ‘Shtet i Tagutit’, por është shtet i jonë që e kemi e arrit me shumë mund e sakrifica, ndersa themelet e ketij shteti i kemi ujitur me gjakun e shehidëve tane.
Qëllimi është t’i kundërvihemi zerave e lëvizjeve ekstremiste radikale, që po e lejojnë pasurinë e huaj ne emer te fese islame. Ky mesazh te përcillet me urtesi, si rrjedhë e hytbes. Ju faleminderit per mirekuptimin.”