Pse po frikësohet Fadil Nura të jap qasje në dokumente publike për projektet që ka përfituar në Komunën e Skenderajt konzorciumi “World Medium” dhe “N&Ndërtimi” nga Malisheva?

Ishte data 2 shkurt kur Gazeta “Prishtina Sot” kërkoi Qasje në Dokumente Publike në Komunën e Skenderajt për projektet që kishte fituar konzorciumi i kompanive “World Medium” dhe “N&Ndërtimi”.

 

Këto kompani me bazë në Malishevë përmendeshin si kompani “kampion” sa i përket numrit të projekteve të fituara në Komunën e Skenderajt.

 

E Gazeta “Prishtina Sot” para një muaji kishte kërkuar qasje në dokumente publike në projektet që kishte fituar në Komunën e Skenderajt ky konzorcium.

Qysh në fillim i gjithë procesi i kërkesës për qasje në dokumente publike ishte zvarritur tej mase. Kjo sepse pushteti në krye me Fadil Nurën nuk dinte sesi t’i përgjigjej kërkesës ligjore për qasje në dokumente zyrtare. Komuna e Skenderajt një javë pas kërkesës në fjalë kërkoi “kohë shtesë” për trajtimin e kërkesës sonë.

 

Kjo kohë shtesë zgjati plot 24 ditë, afër një muaj, prej kërkesës sonë për qasje në dokumente publike. Aty pas plot 24 dite treguan se kanë refuzuar për të dhënë qasje në dokumente publike!

Gjithësesi një refuzim të tillë, njëjtë sikurse refuzimet tjera në kërkesat tona të garantuara me ligjet në fuqi i dërguam tek Agjensioni për Informim dhe Privatësi për të kërkuar ndërhyrjen e tyre që dokumentet e kërkuara të na mundësohen të kemi qasje në to.

 

Por çfarë e frikëson pushtetin e Fadil Nurës nga qasja në projektet që kanë përfituar konzorciumi në fjalë është e çuditshme. Logjika thotë që nëse të njëjtit nuk kanë çfarë fshehin atëherë nuk kanë arsyje as të hyjnë në rrezikun e dënimit nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi dhe të na mundësojnë qasje në ato dokumente!

 

Sipas informacioneve të “Prishtina Sot” ky konzorcium dyshohet që është paguar mbi dhjetëfish më tepër sesa vlera reale e shërbimeve në projekte të caktuara që kanë kryer në Komunën e Skenderajt.

 

A po tenton të i fsheh këto pagesa dhe vlera të stërngritura për shërbimet e kryera Komuna e udhëhequr nga Fadil Nura, mbetet të shihet.

 

Gazeta “Prishtina Sot” ditëve në vijim do të fillojë investigimin dhe hetimin e gjitha parregullësive që kanë ndodhur në këto projekte.

 

Keqpërdoruesit e parasë publike duhet të dalin para drejtësisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d