Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së në Pejë, sot i jepet lamtumira e fundit

 

 

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Peja, Sali Sadrijaj është ndarë nga jeta të enjten, në moshën 70-vjeçare, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Sadrijaj ishte në betejë me një sëmundje qe një kohë të shkurtër, të cilën nuk arriti ta fitojë.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë miqtë e familjarët, të cilët e kanë përshkruar Sadrijajn si njeri të mirë e atdhetar.

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në varrezat e qytetit, nën përcjelljen e FSK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d