“Goditet” Përparim Rama, opozita ia shkarkon kryesuesin e kuvendit

 

 

Është shkarkuar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci nga LDK, në seancën e jashtëzakonshme të asamblesë.

33 anëtarë të kuvendit komunal morën pjesë në këtë votim ku të gjithë votuan për shkarkimin e tij, raporton Paparaci.

“Ne jemi zgjedhë për shnëdrrim të qytetit e jo të bëjmë lojëra politike”, tha Rama në hyrje të seancës, duke kërkuar që të mos shkarkohet kryesuesi.

“Po ju bëjë thirrje para se të votoni nëse doni të kujtoheni se brez i lojërave politike apo i zhvillimit të Prishtinës. Nuk jemi zgjedhë për tu marr me lojëra politike, kapërceni përplasjet mes egove. Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit. Pëllumbi është djalë model i Prishtinës që ka punuar me nder e korrektësi. Po shkarkohet pse nuk janë mbajt dy mbledhje të Kuvendit. A po përfaqësoni pazaret e grupeve të interesit apo qytetarëve?”, ka thënë Rama.

Tutje ai thotë se Prishtina është duke punuar për realizimin e projekteve.

“Sot ju drejtohem juve në vecanti qytetarë sepse mjaft i jemi drejtuar njëri tjetrit me fjalën lënduese ketu në sallë. Tani kur projektet po nisin më Prishtinë, po tentohet të ndalet zhvillimi për inate puro politike. Kur jemi duke punuar për rrugë, shkolla, cerdhe, ndriqim publik, ngrohje. Oportunizmi politik po kërcënon të na e marf pushtetin, tentativa e sotme është përpjkete për të bllokuar Prishtinën dhe ëahtë shuplakë për qytetartë”, shtoi kryetari.

Pas fjalimit Përparim Rama dhe kryesuesi Pëllumb Bajqinovci lëshuan sallën.

Ndryshe, Pëllumb Bajqinovci u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal më 21.07.2023 pas shkarkimit të Fehmi Kupinës më 27.06.2023 pas propozimit të LDK-së, shkarkim të cilin opozita e ka quajtur të paligjshëm dhe që nuk janë respektuar opinionet ligjore të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d