Organizata ndërkombëtare policore INTERPOL ka lëshuar një urdhër arresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe biznesmenin kontrovers serb Millan Radoiçiq dhe 11 persona të tjerë për sulmet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës, është konfirmuar për median serbe “Nova.rs”.
Paparaci.com ka mësuar ekskluzivisht emrat e terroristëve që janë shpallur në kërkim për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të 24.
Siç ka mësuar Paparaci.com nga burime të mirë informuara terroristët që janë shpallur në kërkim nga INTERPOL-i janë: Millan Radojiçiq, Danillo Vasiq, Lazar Smigiq, Marjan Radojeviq, Millorad Kërstoviq, Millorad Jevtiq, Momcillo Vukotiq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Stefan Radojkoviq, Stefan Jovanoviq, Trajko Vasiq, Uglesha Jerediq, Urosh Milliq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Radivojeviq, Vlladimir Vukotiq, Vllasimir Andriq, Vukashin Jarediq, Aleksandar Millosavleviq.
Paparaci.com ka mësuar ekskluzivisht nga burimet se të njëjtit janë shpallur në kërkim lidhur me sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë ku mbeti i vdekur polici i Kosovës, heroi i kombit, Afrim Bunjaku.
Gjithashtu, në këtë sulm terrorist, të vrarë mbetën 3 terroristë serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë biznesmeni serb në Kosovë i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë në kërkim nga INTERPOL-i, Milan Radojiçiq.
Megjithatë, Kosova dhe autoritetet kosovare kanë insistuar vazhdimisht për përfshirjen e shtetit serb në ngjarjet terroriste të 24 shtatorit në Kosovë, sidomos në sigurimin e armëve dhe municionit për grupin terrorist që arritën vlerën e mbi 5 milionë euro.
Pasi Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, urdhër-arrestet ndërkombëtare lëshohen përmes UNMIK-ut.
Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka konfirmuar për Nova.rs se është lëshuar një urdhër arresti, transmeton Prishtina Sot.
“Po është e vërtetë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme është konfirmuar se për Millan Radoiçiqin është lëshuar urdhër arrest i Interpolit”, ka thënë Rashiq për portalin serb. /Prishtina Sot/