Laboratori i drogës në Leposaviq, Prokuroria kërkon paraburgimin e 43-vjeçarit

 

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për 43-vjeçarin R.V., i dyshuar për prodhim të narkotikëve në një laborator të drogës.

I dyshuari, i cili ndodhet në ndalim që nga 24 janari, e kishte kthyer shtëpinë e tij në fshatin Graniqanë të Leposaviqit, në një laborator droge.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që i dyshuari të shkojë në paraburgim për një muaj.

“Ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ nga neni 268 lidhur me nenin 31 e 275, dhe ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“I pandehuri, prej datës së pacaktuar e deri me datë 24 shkurt 2024, në shtëpinë e tij në fshatin Graniqane të Leposaviqit, pa autorizim ka prodhuar, kultivuar përpunuar dhe nxjerrë ose përgatitur substanca preparate që janë shpallur si narkotikë ose substanca psikotrope, në atë mënyrë që i pandehuri në shtëpinë e tij i ka përshtatur dy dhoma në laborator duke shfrytëzuar aparatura të llojeve të ndryshme ku ka arritur që të kultivojë dhe prodhojë bimë të ndryshme narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjatë kontrollit nga policia në shtëpinë e të pandehurit, në njërën nga dhomat janë gjetur 23 saksi të mbjella me bimë të dyshuara të kanabisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d