Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Kurti e Murati sot në selinë e BERZH-it në Londër

 

 

Sot në selinë e BERZH-it në Londër do të mbahet samiti i investimeve Ballkani Perëndimor 2024, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

“Së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ai do të marrë pjesë në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2024, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji.

Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in, i cili mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

Pika kryesore tradicionale e Samitit është “Sesioni i Kryeministrave” interaktiv, ku liderët rajonalë dhe Presidenti i BERZH do t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kryesore rajonale dhe mundësitë e investimeve në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

BERZH është një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në rajon, duke investuar më shumë se 18 miliardë euro deri më sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d