Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt në qeverisjen me kryetar Bekim Jashari, Nuredin Lushtaku, ka folur rreth gjendjes në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Skenderajt në qeversijen e Fadil Nurës.
Lushtaku përmend skandalet që kanë ndodhur në tentimet e pushtetit lokal në Skenderaj për të vënë në krye të shëndetësisë komunale njerëzit e tyre.
Për këto veprime të cilat kanë rezultuar me ndërrimet e shumta të drejtorëve të QKMF-së, sipas Lushtakut edhe është dënuar Fadil Nura me mbi 4 mijë euro nga Inspektoriati.
Sipas Lushtakut gjendja në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Skenderajt nuk ka qenë asnjëherë më keq dhe kjo sipasojë e angazhimit të pushtetit lokal për të instaluar njerëzit e tyre aty.
Më poshtë ndiqni deklaratën e dhënë për “Prishtina Sot” nga Nuredin Lushtaku :