E dhimbshme: Ky është kosovari nga Drenasi që humbi jetën në vendin e punës në Itali

 

 

Një ngjarje tragjike është shënuar gjatë ditës së djeshme për familjen Bytyqi nga Arllati i Drenasit. Familjari i tyre Bashkim Bytyqi humbi jetën në vendin e punës në Itali.

Viktima nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve që mori pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në vendpunishte.

“Pasdite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, kanë thënë familjarët e të ndjerit.

43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d