Oficeri i krimeve në Durrës, Alfred Lila, zbuloi në një intervistë ka dhënë detaje të pathëna nga mënyra si policia zbuloi vrasjen se vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nuk e kishte kryer e bija Hygerta Meta.
Oficeri zbuloi se në dëshminë e saj fillestare, vajza tha se babain e kishte vrarë dhe groposur në kasolle.
Por sipas tij kjo pistë u rrëzua pasi efektivët gjetën një predhë brenda ambienteve të banesës.
Pas gjetjes së provës së re vajza u thye dhe zbuloi dinamikën e ngjarjes që kishte ndodhur në kuzhinë.
Sipas oficerit ishte Hysen Meta, djali i madh që kishte qëlluar mbi të atin, ndërkohë që dali i vogël dhe motra kishin ndihmuar në fshehjen e gjurmëve.