Vdekja e 4-vjeçares, Spitali i Gjakovës: Mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa u dërgua në QKUK

 

 

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e një vazjë 4-vjeçare e cila fillimisht ishte trajtuar në këtë spital.

Në reagimin e tyre, ata kanë mohuar akuzat që janë ngritur nga familja për mostrajtimin e duhur të fëmijës së tyre, duke thënë se pati mbikëqyrje profesionale mjekësore.

“Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun , fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirugjisë”.

“Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, Spitali i Gjakovës ka thënë se kanë ofruar të gjitha dokumentet e kërkuar nga Policia dhe Prokuroria.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, ka ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK. Shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashke ndjejmë me familjen”, – përfundon reagimi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d