Shefi i AKI-së raporton para deputetëve, nuk zbulohet çfarë tha para tyre

 

 

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit, konkretisht në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Nga ky raportim nuk janë dhënë detaje nga ana e nënkryetarit të këtij komisioni.

Salih Zyba, tha se nga ky takim nuk ka diçka që duhet të ndahet me media.

“Nga kjo përballje nuk ka asgjë për të ndarë me media e as me publikun diçka, është çështje e konsumuar”, tha Zyba.

I pyetur për situatën në veri, ai nuk u deklarua.

Zyba tha se nuk është kompetent për të folur rreth kësaj çështje.

“Unë nuk jam kompetent për t’u përgjigjur për këtë por sigurisht që kjo ka qenë komunikim edhe me faktorin ndërkombëtar se nuk është shqetësim vetëm i joni dhe i qytetarëve por ky është shqetësim edhe i vendeve fqinje për të cilat është aludu. Por rreziku prej Serbisë është permanent çdo here”, tha nënkryetari i Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d