Mes tufës së deleve që 11 vjeç, rrëfimi i çobanit në Kukës: Kam 150 krerë, punë e vështirë por e bukur

 

 

Në një kohë ku emigracioni ka boshatisur zonat rurale, të paktë janë ata që kanë zgjedhur t’ia përkushtojnë jetën mbarështimit të bagëtive. Ekrem Onuzi është njëri prej çobanëve më të vjetër në Nangë të Kukësit. Teksa moshatarët e tij loznin, Ekremit iu desh që në moshë të vogël të kulloste bagëtitë e kooperativës, nga ku nisi dhe pasioni. Sot pas 39 vitesh, numëron mbi 150 krerë dele rudë.

Por si nis një ditë e tij në livadhet e Kukësit?

“Çohem që në 6-7 deri në orën 9 të mëngjesit jam duke i rregulluar, ushqyer. U jap tagjinë, (misrin) shoh nëse kanë pirë apo jo qumësht. U heq plehin, dhe u pastroj strehën”, tha Onuzi.

Mbarështimi i bagëtive të imëta i ka rrënjët e thella për të, që nga stërgjyshi e ka të trashëguar. Tregon se vështirësitë janë të shumta, pasi është një pasion që nuk pyet për borë dhe shi.

“Çdo çoban që e merr këtë shkop dhe del qoftë me dele, me dhi apo me lopë e vështirësitë i ka më të mëdha sesa ai që është nëpunës shtetërorë. Pse? Sepse rrijnë në shi, borë, në çdo kohë”, tha me tej për Report tv.

Pavarësisht vuajtjeve të viteve të kooperativës, Ekremi ka edhe kujtime të bukura në fëmijërinë e tij, ku tregon për Report TV sesi nisi ky rrugëtim për të.

“Kam qenë çoban që nga viti ‘85, më pas nga viti 91 që ka filluar demokracia jam marr me delen rudë. Kam pasur nga30-50 krerë deri në 150 krerë që kam sot. Në vitin ‘85 kam qenë me lopët e kooperativës, pas prishjes së sistemit jam marrë me delen rudë. Dimrat kane qene te ashpër bora deri 1.5 metra, ndërsa vitet e fundin nuk mban me dimër”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d