25 vite më parë, Njaziu dhe familja e tij të gjendur mes 32 personave në një kamion u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kosovë për shkak të luftës. Ata u vendosën në Marikaj ku për tre muaj krijuan marrëdhënie që do të zgjasnin përjetë.
Marigona i cilësoi ditët e saj në Marikaj si “më të bukurat e jetës”.
Këto kujtime u krijuan në shtëpinë mikpritëse të Hajdarit dhe Linditës, babë e bijë.
Njaziu ka thënë se nuk gjen fjalë për pritjen që ia kanë bërë familja nga Shqipëria.
“Për atë që keni bërë ju për ne nuk gjej dot fjalë, dot shprehje. Të gjitha janë shumë të vogla por ne ju falënderojmë jashtë mase të gjithë juve, familjen dhe gjithë njerëzit tuaj që keni faleminderit edhe njëherë shumë nga ana juaj”, ka deklaruar ai.
Kurse, familjari nga Shqipëria, Hajdari që ka pritur kosovarët gjatë luftës ka thënë se nuk harrohen ata muaj të 25 viteve të shkuara.
“Ato ditë nuk harrohen, as për ata që janë shumë mirënjohës, por edhe ne kemi bërë atë që ka bërë shumica e shqiptarëve. Faktikisht, datën fiks nuk e mbaj mend në fillim të muajit mars kur kanë ardhur, në mëngjes i kam takuar dhe pranuan, thanë ‘sot mund të rrimë të gjithë që të lahemi?’”, ka deklarua ai në TV Klan.