Vdekja e Navalny, Blinken: Rusia është përgjegjëse

 

 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se Rusia ishte “përgjegjëse” për vdekjen në burg të liderit të opozitës Alexei Navalny.

“Vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një njeriu vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar,” tha Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

“Rusia është përgjegjëse për këtë”, shtoi ai.

Shërbimi burgjeve ruse tha se lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe më pas ndërroi jetë.

Në njoftim thuhet se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmojë zotin Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d