Vaji i farës së kungullit është i famshëm për përmirësimin e shëndetit të lëkurës, qarkullimit të gjakut, shëndetit të kockave dhe parandalimin e depresionit.
Si përfitohet vaji i farës së kungullit
Ky vaj nxirret nëpërmjet pjekjes së farës së kungullit dhe presimit të tyre.
Vaji ka ngjyrë të gjelbër të errët.
Ai përmban triptofan, një amino acid i nevojshëm për gjumin dhe humorin e mirë.
Ky vaj është i pasur me antioksidantë, të dobishëm për sistemin kardiovaskular.
Në këtë artikull do të mësoni për vlerat dhe përfitimet e vajit të farës së kungullit.
Rritja e flokëve
Ky vaj rekomandohet për rënien e flokëve tek meshkujt. Mjafton një lugë çaji me këtë vaj çdo ditë për të stimuluar rritjen e flokëve.
Artriti
Ky vaj lufton inflamacionin dhe dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira.
Ai është efikas edhe kundër dhimbjeve të artritit. Në këtë rast, vaji i farave të kungullit përdoret për masazhimin e trupit dhe pjesës së dëmtuar.
Lëkura e shëndetshme
Vaji i farës së kungullit përmban acide yndyrore të shëndetshme dhe karotenoidë që janë thelbësorë për lëkurë të shëndetshme.
Ai përmban edhe vitaminë E që e ushqen lëkurën në thellësi.
Mirëqenia mendore
Vaji i farës së kungullit është mirëbërës në kurimin e çrregullimeve të ankthit dhe gjumit.
Triptophani transformohet në serotoninë dhe nxit një gjum të paqtë e të thellë.
Infeksionet
Përdorni një lugë çaji nga ky vaj në sallatat e përditshme për të shkatërruar parazitët në sistemin tretës.
Vaji nuk është për gatim dhe nuk mund të ngrohet.
Shëndeti i Zemrës
Vaji i farës së kungullit ul kolesterolin dhe numrin e triglicerideve.
Ai mbron aortën dhe zemrën.
Kundër inflamacionit
Ky vaj është një yndyrnë e pangopur që shënjestron dhe shkatërron inflamacionin në mbarë organizmin.
Në vitin 2015, shkencëtarët zbuluan se përfshirja e këtij vaji në regjimin tuaj ditor mund të ndihmojë mëlçinë dhe zbusë simptomat e aterosklerozës.
Prostata
Vaji i farës së kungullit është një nga kurat më të mira natyrale në trajtimin e prostatës së zmadhuar për shkak të moshës.
Meshkujt e prekur nga prostata rekomandohet që të pijnë një lugë gjelle me këtë vaj çdo ditë.
Sistemi imunitar
Vaji i farës së kungullit shërben si tonik i shëndetshëm për traktin urinar dhe veshkat.
Ai parandalon formimin e gurëve në veshka dhe është i dobishëm për fëmijët që urinojnë në shtrat.
Si përdoret vaji i farës së kungullit
Për mirëqenien e organizmit rekomandohet konsumimi i një luge gjelle me vajin e farave të kungullit çdo ditë.
Ai nuk duhet ngrohur dhe duhet mbajtur në vende të freskëta dhe në errësirë, sepse drita shkakton oksidimin e tij./Prishtina Sot/