Tragjedi në Mal të Zi: Raportohet për të paktën 4 të vdekur si pasojë e zjarrit, përfshirë dy të mitur

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bar të Malit të Zi, ku të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri që ka përfshirë disa objekte.

Bazuar në informacionet e dhëna nga Policia, gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit janë gjetur katër trupa të pajetë.

Në orën 04:35, pjesëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit kanë njoftuar punonjësit e shërbimit në Departamentin e Sigurisë së Tivarit se ka rënë zjarr në kazermën e parafabrikuar nën Volujica, ku banon popullata rome. Zjarri ka përfshirë disa objekte. Në vendngjarje kanë mbërritur disa automjete të zjarrëfiksëve, ndërsa gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit janë gjetur katër trupa të paidentifikuar”, ka njoftuar policia malazeze.

Siç raporton mediumi malazez Vijesti, mes viktimave është një vajzë 19-vjeçare, dy të mitur dhe një grua.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit.

Prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq, e cila ka qenë në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm, tha se jozyrtarisht supozohet se shkak i zjarrit ka qenë një shporet me dru.

Së bashku me ekspertin e zjarrit dhe shpërthimit kam dalë në vendin e ngjarjes. Ne kemi qenë të shoqëruar edhe nga eksperti elektrik. Me atë rast kemi gjetur kazermë të djegur plotësisht dhe katër trupa të karbonizuar. Jozyrtarisht supozohet se shkak i zjarrit ka qenë një soba me dru Pas dhënies së konstatimit të ekspertit të opinionit për zjarre dhe shpërthime do të dihet shkaku i saktë”, tha ajo, përcjell Mediabiro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d