I dyshuari kryesor për Masakrën në burgun e Dubravës ekstradohet në Bosnje dhe Hercegovinë

 

 

I dyshuari kryesor për Masakrën në Burgun e Dubravës, Sinisha Petriq, është ekstraduar nga Spanja në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raporton Slobodna-Bosna, Petriq është dërguar në Burgun e Foçës së Bosnjës.

Sinisha Petriq, i njohur me nofkën ‘Zenica’, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe ishte dërguar në Dubravë si i burgosur, por aty i ishte dhënë një armë e kishte marrë pjesë në ekzekutimin e të burgosurve shqiptarë.

Në periudhën e luftës në Kosovë, ai kishte përfunduar në Burgun e Dubravës, ku serbët e dënuar me dënime të rënda, përfshirë dënime kapitale, kishin marrë një ofertë: të vrisnin shqiptarë të burgosur aty në këmbim të lirës.

Ai, bashkë me ekzekutorë të tjerë, lidhen me dyshimet për vrasjen e 95 shqiptarëve.

Kujtojmë që edhe më herët Gjykata e Qarkut në Banja Lukë kishte miratuar dënimin e Petriqit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d