Prokuroria në aksion- Kapen afro 25 mijë euro para falso, ndalohen katër persona

 

 

Prokuroria Speciale ka njoftuar se me urdhër të tyre, Policia e Kosovës ka dërguar në ndalim katër persona, shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit po shpërndajnë para të falsifikuara.

Sipas njoftimit të prokurorisë, përgjatë aksionit janë sekuestruar 24,600 euro, dy vetura dhe nëntë telefona, shkruan Gazeta Insajderi.

“Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMW X5 dhe Shkoda, me katër (4) persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara. Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë”.

Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d