Kontrollohen dy shtëpi në veri: Gjenden armë, radio lidhje, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste

 

 

Me urdhër të prokurorit të mërkurën janë kontrolluar dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut.

Në rastin e parë nuk është hasur i dyshuari, por aty janë gjetur dhe sekuestruar 19 fishekë të armës së gjuetisë, 3 thika, një dylbi, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste, dy llop-topa, një jelek taktik.

Ndërsa në shtëpinë e dytë janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ajrore, një shurdhues i armës, një radio lidhje, 6 telefona celularë, një gaz-maskë, një llop-top. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Rr. Luja Braja, Mitrovicë Veri 14.02.2024 – 16:33. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 19 fishekë të armës së gjuetisë, 3 thika, një dylbi, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste, dy llop-topa, një jelek taktik. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.

Rr. Knjaz Milos, Mitrovicë Veri  14.02.2024 – 16:20. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ajrore, një shurdhues i armës, një radio lidhje, 6 telefona celularë, një gaz-maskë, një llop-top. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d