E trishtë: Gruaja në Prishtinë tenton të bëjë vetëvrasje si pasojë e dhunës fizike dhe psikike nga burri

 

 

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto ngjarje, por ka raste kur edhe akuzohen për presionin që bëhet ndaj vajzave e grave.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur të hënën në Prishtinë, ku një grua e moshës 41-vjeçare tentoi t’i jap fund jetës si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Burimet brenda Emergjencës në QKUK kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër, ku ka marrë trajtim mjekësor dhe dyshohet se kishte konsumuar preparate kimike në shtëpinë e saj.

Fatmirësisht gjendja e saj është stabilizuar dhe e njëjta ka rrëfyer përjetimet e saj dhe gjendjen e rëndë emocionale si pasojë e problemeve me burrin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima është rrahur nga burri i saj, i cili më pas ishte larguar nga shtëpia dhe për pasojë, ajo ka tentuar vetëvrasjen.

Si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është nxjerrë urdhër për ndalim dhe është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d