BQK del me një njoftim të ri për qytetarët serb lidhur me rregulloren e re

 

 

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur në dispozicion një numër ku qytetarët serbë mund të thërrasin pa pagesë për t’u informuar rreth vendimit të fundit që përjashton dinarin nga përdorimi.

BQK përmes një njoftimi në “Facebook”, tha se qytetarët mund të marrin përgjigje mbi të gjitha çështjet që atyre u intereson.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: zalba@bqk-kos.org”, thuhet në njoftimin e BQK-së, i cili u dha në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

Ndryshe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoriteti serb në Kosovë. Megjithatë, ajo u vlerësua për periudhën e tranzicionit që ka premtuar për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d