Një person është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në një vrasje e cila kishte ndodhur në korrikun e vitit 2003 në Gjakovë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Dedë Lleshi.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka marrë aktvendim për rifillimin e hetimeve ndaj Lleshit dhe i njëjti është dërguar në paraburgim për 30 ditë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marr aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL.
I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se me dt. dt.12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.