Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Estoni, ai u prit në takim nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë presidentin estonez e falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe i tregova mirënjohje për mbështetjen që shteti estonez ka treguar ndaj Kosovës, synimeve tona për integrim në strukturat evropiane apo ndërkombëtare.
“Diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm mes nesh, duke ndaluar te nevoja e shqyrtimit të mundësive për të forcuar edhe më tutje raportet mes vendeve tona që ndajnë interesa, vlera dhe qëllime të përbashkët”.
“Alan Karis e njoftova me situatën politike në vendin tonë, ku vlen të theksohet se ne mbetemi maksimalisht të përkushtuar ndaj sigurisë, posaçërisht pas sulmit terrorist në Banjskë, me vetëdijen e plotë të rrezikut që influenca ruse në Serbi përbën për rajonin tonë dhe më gjerë”.
“Angazhimi për paqen, në kohë si këto, konfirmohet nga gatishmëria për të mbrojtur vlerta tona po aq sa edhe territoret tona, me çdo kusht e me të gjitha mjetet e nevojshme. Kjo është ajo që mbi të gjitha duhet të na sjellë çdo herë e më pranë, gjithnjë e më shumë”, ka thënë Konjufca.