Hovenier: SHBA e kundërshton zbatimin e rregullores për valutën pa u përgatitur plotësisht

 

 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur, e cila përcakton që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Duke folur për gazetarë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier tha se SHBA-ja është e shqetësuar se rregullorja, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, mund të nxisë tensione etnike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d