Ministria e Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Fushë Kosovë, për lirimin e dy pronave kadastrale.
Bëhet fjalë për pompat e derivateve “Patroni” dhe “FC Liria”.
Në vendngjarje ndodhet edhe pronari i “Patronit”, Habib Morina.
Ai shihet në humor të mirë përkundër faktit se policia është duke kryer aksion në pronën të cilën ai e shfrytëzonte me qira
Ekipi i Insajderit është në vendngjarje dhe do të iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e mëtutjeshme.