Ndeshja në kuadër të FA Cup mes West Brom dhe Wolves Wolverempton u ndërpre për disa minuta, pasi grupi i tifozërive e të dyja klubeve u rrahën masivisht.
Këto dy skuadra u takuan sot në kuadër të xhiros së katërt në kuadër të FA Cup.
Wolves po avanconte me një rezultat prej 2-0 falë golave nga Pedro Neto dhe Matheus Cunha.
Gjithçka nisi në momentin kur u shënua goli i dytë pasi tifozët e Wolves u munduan që t’i provokojnë ata të ekipit vendas. Policia u përpoq që të intervenoi, por sidoqoftë situata doli jashtë kontrollit.
Pasi ndeshjau ndërpre për disa minuta, vendimi u mor që dy skuadrat të riktheheshin përsëri për të zhvilluar ndeshjen aty ku mbeti.