Ekskluzive: Ky është i paraburgosuri që sulmoi dy gardianët në burgun e Pasjakut në Novobërdë

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur oficerët korrektues në Qendrat e ndryshme Korrektuese në vend përballen me situata të cilat ua vështirësojnë kryerjen e detyrave. Këtu përfshihet edhe mbikëqyrja e të burgosurve, të cilët shumë shpesh dinë të jenë të dhunshëm. Kështu ka ndodhur dje në burgun e Pasjakut në Novobërdë, ku një i paraburgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gardianë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Llukman Berbatovci, 32-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sebep për konfliktin u bë një telefonatë e Berbatovcit, i cili s’u pajtua me procedurat të cilat ia shpjegoi njëri nga gardianët.

32-vjeçari dyshohet se ka shpërthyer në dhunë fizike ndaj gardianit, të cilit i doli në ndihmë një tjetër oficer korrektues, i cili po ashtu u sulmua nga Berbatovci.

Si pasojë e sulmit fizik, dy viktimat kanë marrë lëndime trupore, madje njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda.

Me urdhër të prokurorit, ndaj Berbatovcit është iniciuar rasti është ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d