Kosova e Bullgaria me marrëveshje bashkëpunimi në bujqësi dhe zhvillim rural

 

 

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me homologun e tij bullgar Kiril Vatev. I pari i bujqësisë në Kosovë ka theksuar se kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.

“Përmes këtij memorandumi synojmë ta intensifikojmë bashkëpunimin në fushat me rëndësi si: ushqimi, blegtoria, kultivimi i bimëve, kultivimi i hardhisë dhe prodhimit të verës, zhvillimi rural, peshkimi dhe akuakultura, bimët mjekësore dhe bujqësia organike”, ka thënë ministri Peci.

Ai shtoi se me qëllim të ngritjes së kapaciteteve humane do të realizohen edhe hulumtime, trajnime, si dhe do të ndahen ekspertiza e eksperienca në teknologjinë bujqësore.

Ministrat Peci dhe Vatev kanë diskutuar edhe për koordinimin e politikave zhvillimore në rrafshin ndërkombëtar, si dy vende mike.

Krahas këtij diskutimi, ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij bullgar edhe me zhvillimet në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe politikat zhvillimore të këtij viti.

Po ashtu, ai ka theksuar se në fokus të këtyre politikave kanë edhe krijimin e bashkëpunimit me vendet e Evropës, me qëllim të avancimit të sektorit sipas standardeve evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d