Plas sherri në Obiliq: Burri kërcënon të riun, e gjuan me sëpatë

 

 

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve të ndryshme mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Në një konflikt janë përfshirë edhe dy persona në Obiliq dhe si rrjedhojë ka intervenuar Policia.

Burimet e Gazetës  kanë bërë me dije se një person ka ndalur 18-vjeçarin që po lëvizte me veturë dhe të njëjtin e ka kërcënuar me sëpatë. I njëjti më pas dyshohet se ka gjuajtur me sëpatë në drejtim të viktimës, duke ia dëmtuar veturën.

I riu ka shpëtuar pa lëndime trupore, teksa ka kërkuar ndihmën e Policisë ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të 45-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d