Gjykata lë në paraburgim ‘të fortin’ e Prizrenit që ia theu hundën policit, ngritet aktakuzë ndaj tij

 

 

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që të vazhdojë masën e paraburgimit ndaj Dibran Kastratit, i cili u arrestua një muaj më parë nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Zëdhënësi i Gjykatës në Prizren, Marcel Lekaj, në një përgjigje për Sinjalin tha se me vendim të gjyqtares së procedurës paraprake, Kastrati mbetet në paraburgim deri më 23 mars.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, Gjyqtarja e Procedurës, Raima Elezi, me datë 22.01.2024, ka marrë AKTVENIDM, dhe ndaj të pandehurit D.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KP-së, ashtu që të pandehurit i është VAZHDUAR MASA E PARABURGIMIT, për dy (2) muaj, e cila mund të zgjasë deri më datë 23.03.2024”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarët eventual që mund të paraqiten.

Andaj nëse i pandehuri lihet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët dhe të asgjësoj edhe provat tjera, me çka i njëjti do të pengoj rrjedhën normale të kësaj procedure penale“, thuhet më tej në përgjigjen e Lekajt.

Ndërsa më 17 janar, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Kastratit për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ që ka rezultuar me lëndime të rënda trupore për viktimën, me ç’rast lënda ka kaluar në Departamentin për Krime të Rënda.

Sinjali pati raportuar ekskluzivisht lidhur me rastin, i cili ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d