Emërohen dy zëvendësguvernatorët e BQK-së

 

 

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka emëruar sot dy zëvendësguvernatorë, duke kompletuar kështu Bordin Ekzekutiv.

Zëvendësguvernatorët e emëruar znj. Nesrin Shileku – Shala dhe z. Milot Cakaj do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme.

“Përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit”, tha BQK-ja në një njoftim për media.

Të tre zëvendësguvernatorët së bashku me Guvernatorin përbëjnë Bordin Ekzekutiv, vendimet e të cilit janë kolegjiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d