Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se burri që u gjet i vdekur në bodrumin e shtëpisë është Miftar Gashaj.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes’.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore.”