Lladrovci përkujton qëndresën e Jasharajve para 26 vitesh: Fillimi i Epopesë së UÇK-së!

Me rastin e 26 vjetorit të sulmit dhe rrethimit të dytë të Jasharajve legjendar nga forcat okupatore serbe, Ramiz Lladrovci ka shkruar ishte dëshmi se kishte filluar rruga e qëndresës së paparë deri atëherë, duke kulmuar me Epopenë e UÇK-së, më 5, 6 e 7 Mars.

Ato ditë, shënojnë fillimin e Epopesë çlirimtare që solli lirinë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në fb:
Kujtojmë me nderim qëndresën e Jasharajve legjendar përball sulmit të dytë të forcave serbe i cili ndodhi para 26 vitesh. Ky rrethim dhe sulm i regjimit okupator serb dëshmonte se nuk hiqte dorë nga frikësimi dhe presioni kundër Familjes Jashari.

Përgjigja flakë për flakë e Bacës Shaban, Hamzës dhe anëtarëve të familjes kundër forcave serbe, pak më vonë ju bashkohet edhe Komandanti legjendar Adem Jashari me bashkëluftëtar që çanë rrethimin, ishte dëshmi se kishte filluar rruga e qëndresës së paparë deri atëherë, duke kulmuar me Epopenë e UÇK-së, më 5, 6 e 7 Mars.

Një ditë pas sulmit, me Lulzim Jasharin, arritëm nga Gjermania në Shqipëri, për t’u furnizuar me armatime dhe përgatitur për luftën e pashmangshme që po vinte. Ato ditë, shënojnë fillimin e Epopesë çlirimtare që solli lirinë!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari!

https://www.facebook.com/share/bX3CStokTyamfQnd/?mibextid=WC7FNe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d