Kurti për Samitin në Shkup: Do të mundësojë më shumë bashkëpunim dhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së

 

 

Liderët e Ballkanit Perëndimorë janë mbledhur në Shkup për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Aty, i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Kosova sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërsa ditëve në vijim do të dorëzojë listën e projekteve.

“Pra Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e BE’së duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë. Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq ditëve në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative.

Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën në administratë publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor. Me këtë rast, dua të falënderoj BE-në, SHBA-në dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim fort të rëndësishëm, i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi dhe fati ynë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d