“Do ta luftojmë nëse ndodhë sërish/ Kearns falënderon Cameronin për deklaratat e tij për sulmin terrorist në Banjskë

 

 

Shefja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, falënderoi Sekretarin e Jashtëm, David Cameron që ndau njohuritë e ekzekutivit për sulmin e paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit .

“Jam e kënaqur që Sekretari i Jashtëm u rikthye para komitetit për të folur mbi njohuritë e plota të qeverisë britanike për sulmin terrorist, të cilin ai me të drejtë e quajti një ‘ngjarje rrëqethëse’.

Ajo gjithashtu tha se duhet vazhdimisht të mbahen shënime për ashpërsinë e armëve të rënda që ishin planifikuar të përdorëshin në Banjskë.

“Gjithashtu, duhet të mbahen shënime për ashpërsinë e armëve të rënda që ishin planifikuar të shpërndaheshin për sulmin terrorist që u parandalua guximshëm nga Policia e Kosovës”, tha ajo.

Siguria në Ballkanin Perëndimor është interes nacional i Britanisë së Madhe, kishte thënë shefi i diplomacisë britanike në një deklaratë për agjencinë britanike të lajmeve “Reuters” në fillim të janarit, ndërsa duke iu referuar terrorizmit të paramilitarëve serbë.

“Ajo që ka ndodhur në shtator mendoj se ishte ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që ta parandalojmë dhe ta luftojmë nëse ndodh sërish”, nënvizoi ai në një deklaratë pas një vizite që u kishte bërë ushtarëve britanikë të Forcës së NATO-s (KFOR) që shërbejnë në Kosovë.

Vizita e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe erdhi në një kohë sfiduese për vendin. Cameron siguroi mbështetje të madhe për Kosovën, duke garantuar se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën përgjatë proceseve nëpër të cilat është duke kaluar, sikurse brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Kujtojmë se ky sulm ndodhi me 24 shtator 2023 në Veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë pjestari i Policisë së Kosovës, Albert Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d