Gangsterët që mbytën jetimin janë djem biznesmenësh

 

 

Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu janë dy të miturit që dyshohet se kanë goditur 18 vjeçarin, Lulzim Zejnullahu me mjete të forta ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë disa ditë pas ngjarjes.

Gazeta ka mësuar se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve. Sipas burimeve të Gazetës, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës.

Besim Kadriu është pronar i një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”.

Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës ”SOA Security”.

Insajderi më herët raporti për emrat e dy të dyshuarve për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Mediumi siguroi edhe fotografi të dy të dyshuarve bashkë.

Dy të miturit janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.

Si ndodhi ngjarja?

Lulzim Zejnullahu, 18-vjeçar, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda.

Tashmë i ndjeri vdiq të shtunën, pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Në një video të shpërndarë nga mediat, Zejnullahu shihet të jetë goditur me shufër metalike pamëshirshëm nga njëri prej të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d