Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Topi i Artë dhe çmimi i ndarë nga FIFA “The Best” e kanë humbur vlerën.
Ronaldo në një intervistë që ka dhënë për “Record”, ka deklaruar se nuk beson më në këto çmime, ani se e ka fituar pesë herë Topin e Artë.
“Duhet të analizojmë të gjithë sezonin. Nuk do të thotë se Messi nuk e meritoi çmimin, apo Haaland apo edhe Mbappe, thjesht nuk besoj më në këto çmime”.
“Nuk është për shkak se unë fitova në Globe Soccer, por këto janë fakte, numrat janë atje dhe nuk mashtrojnë”.
“Ata nuk mund ta marrin këtë çmim prej meje, për shkak se është një realitet. Jam i lumtur për shkak se numrat janë fakte”.
Sulmuesi portugez nuk la pa përmendur edhe periudhën e fundit te Unitedi.
“Nëse ktheheni mbrapa dhe shihni se çfarë ndodhi në Man United dhe Portugali, njerëzit me konsideruan të humbur”.
“Por e verteta është se unë u fokusova dhe pata një periudhë të shkëlqyer në Al Nassr, prandaj shënova 54 gola”, tha ai për Record.
Përndryshe, Messi e fitoi Topin e Artë dhe po ashtu çmimin e ndarë nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit për vitin 2023.