Nuk ka viktima – Policia e konfirmon se një vajzë u dërgua në QKUK

 

 

Policia ka konfirmuar se një vajzë është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri.

E lënduara është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Insajderin se nuk ka viktima.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d