Vjen shkarkimi i parë në Minierën e Trepçës, pas aksidentit me 12 të lënduar

 

 

Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit të minierës së Trepçës. Shkarkimi i tij erdhi si pasojë e ngjarjës së djeshme ku u lënduan 12 minatorë nga rrjedhja e acidit sulfurik brenda minierës, raporton Prishtina Sot.

Dje u raportua se Karaça i doli në ndihmë minatorëve të lënduar, e që në lajthitje kishte rënë edhe menaxhmenti.

Përmes një komunikate theksuan se ”ekipet shpëtuese të minierës në krye me Udhëheqësin e Njësisë Biznesore Bahri Karaqa kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”.

Por që në të vërtetë, të lënduarit ishin ndihmuar nga vetë minatorët. Këtë e kanë pohuar minatorët gjatë prononcimeve nëpër media të ndryshme.

Në vend të Karaçës, në pozitën e drejtorit të minierës është emëruar Shyqri Sadiku.

Shyqri Sadiku është emër i njohur për minatorët, pasi që për një kohë të gjatë kishte drejtuar minierën dhe sindikatën e minatorëve./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d