Ndërron jetë një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, Policia nis hetimet

 

 

Një banore e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë është ndarë nga jeta mbrëmë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa Policia ka nisur hetimet për vdekjen e saj, raporton Prishtina Sot.

Gazeta mëson se viktima është një grua e nacionalitetit serb, Milica Tafolli, 84-vjeçare.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë pasi e moshuara kishte pasur probleme shëndetësore.

Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d