Ka vdekur Shaip Morina, kirurg i pensionuar, që për shumë vite ka punuar në Spitalin e Gjilanit. Morina, nga fshati Hodonoc, ka vdekur të dielën, ndërsa Spitali i Gjilanit ka bërë një njoftim duke shkruar per kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve të kirurgjisë në Spitalin e Gjilanit.

Njoftim Mortor
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, punëtorit të devotshëm, kirurgut dr. Shaip Morina.Dr. Shaip Morina ndërroi jetë në moshën 68 vjeqare, ai do të mbahet në mend për përkushtimin e tij në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e tij në raport me mjekët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.
I ndjeri ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, miqëve dhe të afërmve të dr. Shaip Morinës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për dr. Shaip Morinën!
U prehtë në paqe shpirti i tij!