Harta e dhimbjeve, si ta kuptoni çfarë i shkakton ato

 

 

Nëse arrijmë të kuptojmë gjuhën e dhimbjeve, mund t’i dallojmë dhe t’i kurojmë ato. Gjetja e shkaktarit të dhimbjeve në trup është shumë e rëndësishme për të identifikuar sëmundjet që na kanosin jetën. Mund të mos duken të rrezikshme në fillim, megjithatë, po të informoheni mbi këto dhimbje, mund të shpëtoni nga një sërë problemesh në atë ardhmen.

Më poshtë do të gjeni disa shembuj se si lloje të ndryshme dhimbjesh në trup lidhen me një organ të caktuar. Duhet të thkesojmë se ky informacion është thjesht paraprak (hyrës) që do të thotë se nuk duhet të merret si guidë strikte.

Zemër

Nëse diçka nuk shkon mirë me zemrën, personi fillon të ndiejë dhimbje në gjoks dhe më pas përhapet në krahun e majtë, kraharor dhe pjesën e qafës. Ndryshe nga llojet e tjera të dhimbjeve, në këtë rast dhimbjet nuk përkeqësohen më shumë me lëvizjen ose frymëmarrjen.

Veshka

Dhimbja e veshkave mund të ngatërrohet shpesh me një dhimbje të lehtë të shpinës. Ndryshimi është se dhimbja e veshkave është më thellë nën brinjë, ndërsa dhimbja e muskujve është zakonisht më  lehtë.

Dhimbja e veshkave mund të përhapet gjithashtu edhe në këmbë.

Zorra e hollë

Problemet me zorrën e hollë zakonisht shkaktojnë dhimbje në pjesën e kërthizës. Nëse dhimbja vazhdon dhe ju shkakton parehati ndërsa përkuleni ose ecni, është mirë të bëni një vizitë mjekësore.

Zorra e trashë

Problemet me këtë organ lidhen zakonisht me dhimbjen në pjesën e poshtme abdominale, nga ana e djathtë. Kapsllëku është gjithashtu një simptomë e zakonshme e problemeve me zorrën e trashë.

Mushkëritë

Nëse keni ndonjë problem me mushkëritë, mund të ndieni një dhimbje të lehtë në gjoks. Kolla dhe vështirësitë e frymëmarrjes janë simptomat kryesore që paralajmërojnë për probleme me mushkëritë.

Apendiks

Apendiksi është i vendosur në pjesën e poshtme (djathtas) të stomakut, megjithatë dhimbja mund të përhapet në të gjithë pjesën abdominale.

Shenja të tjera të problemeve me apendiksin janë të përzierat, të vjellat, ethet dhe kapsllëku ose diarreja.

Stomak

Problemet me stomakun shkaktojnë dhimbje në pjesën qendrore abdominale, sipër brinjëve, dhe mund të jenë në të njëjtin nivel edhe në shpinë. Është e rëndësishme të theksohet se dhimbje gastrite ose ezofageale ngatërrohen shpesh me dhimbjet e zemrës. Vetëm mjeku mund të zbulojë shkaktarin e saktë të dhimbjeve në këtë rast.

Tëmth dhe mëlçi

Problemet me tëmthin dhe mëlçinë mund të shkaktojnë dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut. Mund të përhapet edhe në shpinë.

Problemet me mëlçinë lidhen gjithashtu me një sërë simptomash, si një shije të çuditshme në gojë dhe verdhëz.

Pankreas

Problemet me pankreasin fillojnë të shfaqen me dhimbjen në pjesën e poshtme abdominale. Dhimbje më pak intensive fillojnë të përhapen edhe në të gjithë stomaku. Nëse është vërtetë pankreasi që po i shkakton dhimbjet, ato mund të përkeqësohen edhe më shumë nëse shtriheni me shpinë pasi keni ngrënë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d