Grabitja në këmbimoren në Prishtinë, pronari publikon pamjet e dy të dyshuarve – ofron 10 mijë euro shpërblim për identifikimin e tyre

 

 

Një këmbimore  në lagjen “Tophane” të Prishtinës ishte target  një grabitjeje ditë më parë. Nën kërcënim të armës nga aty është grabitur një shumë e konsiderueshme parash.

Pronari i këmbimores tri javë pas rastit ka publikuar pamjet e grabitësve duke kërkuar nga qytetarët informacione në lidhje me identitetin e tyre. Për këtë, ai ka ofruar shpërblim në shumë prej 10 mijë eurosh për këdo që mund të ofrojë informacione që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.

“Nese keni pare diçka te dyshimte, degjuar diçka qe mund te jete e lidhur me ngjarjen, apo keni ndonje informacion te vlefshem qe mund te na ndihmoje, ju lutemi te me kontaktoni mua personalisht ose te vini ne zyret tona ne Rr Zija Shemsiu, Ulpiane per nje bisede te konfidenciale.

Si nje shenje e falenderimit per bashkepunimin tuaj dhe per te inkurajuar nje perfshirje aktive nga ana juaj, une kam vendosur te ofroj nje shperblim prej 10,000 euro per cdo informacionin qe do te çoje ne identifikimin e grabitesve”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d