E drejta demokratike për të shprehur opinionin, mendimin a besimin duket që është e seleksionuar në vendin tonë. Përderisa të tjerë me mendime, veprime ndoshta edhe përtej atyre shtazarake lirshëm thonë, shpërfaqin e besa edhe i bëjnë edhe ligje ato veprime, në anën tjetër nuk bën të kesh opinion ta zëmë të kundërshtosh një festim si ai për Vitin e Ri sepse linqohesh publikisht nga po ata që kompleksojnë edhe ultra liberalët në zbatimin e kërkesave të tyre shumë herë edhe përtej atyre shtazarake.
Por e çuditshmja nuk qëndron aty, e çuditshmja qëndron tek nënshtrimi total i institucioneve të klerëve, komuniteteve që proklamojnë besimin e tyre, rregullave që dalin nga ato besime.
Fjala është për Bashkësinë Islame të Kosovës e cila nëpërmjet kreut suprem të saj, doli në komunikatë për media duke kundërshtuar thirrjet për mosfestimin e Vitit të Ri, thirrje kjo që ishte bërë në një xhami të Kryeqytetit tonë, pavarësisht se jetojmë dhe veprojmë në Kosovën demokratike.
Ky institucion ndër vite ka delegjitimuar vetën duke u nënshtruar kështu para secilit presion që i ka ardhur, në shumicën e rasteve pa të drejtë por padrejtësia më e madhe qëndronte tek rënia në këto presione nga vet kreu i Bashkësisë Islame, i cili koston e qëndrimit në pushtet ndër vite e vë nënshtrimin e të gjithë institucionit para gjithësecilës kërkesë, presion, pallavër e çka tjetër jo.